Edhe Ukraina sot shënon Pashkët Ortodokse.
Mykhailo Podoliak, ndihmësi i Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje Rusisë që të shfrytëzojë rastin për armëpushim.
Ai u kërkoi gjithashtu rusëve që të bien dakord për një raund të posaçëm bisedimesh, me sa duket për të organizuar shkëmbime të burgosurish, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ai përsëriti gjithashtu pretendimet ukrainase se uzina e Azovstal në Mariupol është sulmuar përsëri nga ushtarët rusë.
Azovstal përfaqëson bastionin e fundit të qytetit të mbrojtjes ukrainase.