Ukraina raporton sukses të pjesshëm në pjesën jugore

Prishtinë | 21 Qer 2023 | 10:47 | Nga Ekonomia Online

Forcat e Ukrainës janë duke i përforëcuar pozicionet që kanë arritur t’i kenë në zonat jugore të frontit të luftës, pasi thanë se janë duke pasur “sukses të pjesshëm” në luftimin e trupave ruse, raportoi kryefolësi ushtarak ukrainas për Reuters të mërkurën.

Forcat ukrainase janë duke zhvilluar operacione sulmuese në drejtim të qyteteve të okupuara nga rusët si në Melitopol dhe Berdinansk në rajonin e Zaporizhzhias, raportoi kryetari ushtarak Andriy Kovalev, duke listuar kështu emrat e fshatrave jugore.

“Ata (forcat ukrainase) janë duke pasur sukses të pjesshëm në drejtim të Novodanilivkas, Mala Tokmachkas. Ata janë duke i konsoliduar kufijtë e fituar,” raportohet të ketë thënë Kovalev për Qendrën Ukrainase Informatore Ushtarake, raporton Ekonomia Online.

Ukraina është duke luftuar të triumfojë kundrejt trupave ruse në lindje sidomos me armaturë të rëndë, duke u vendosur kështu pranë Lyman-it në rajonin e Donetsk-ut, tha ai.

Ukraina u shpreh të hënën se kishte zënë tetë fshatra në dy javë të sulmeve operative në jugun e okupuar por që forcat e Kremlinin po përpiqeshin të minonin iniciativën në lindje me sulmet e tyre të njëpasnjëshme.

Të ngjashme