Ukraina sulmon Rusinë, mbyllen aeroportet në Moskë: ‘Terroristët po na sulmojnë

Prishtinë | 25 Gus 2023 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Rusia njoftoi mëngjesin e sotëm se Ukraina hodhi një raketë drejt Moskës dhe sulmoi Krimenë me 42 drone.

Ky është një nga sulmet ajrore më të mëdha të koordinuara të Ukrainës në territorin e kontrolluar nga Rusia deri më tani.

Forcat ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan 42 dronë të lëshuar nga Ukraina mbi gadishullin e Krimesë dhe një raketë mbi rajonin e Kaluga-s të premten herët, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.

Ministria tha se nëntë dronë u shkatërruan nga forcat e mbrojtjes ajrore, ndërsa 33 u çaktivizuan dhe u rrëzuan mbi Krime pa arritur objektivat e tyre. Rusia aneksoi gadishullin nga Ukraina në vitin 2014.

Mikhail Razvozhaev, guvernatori i qytetit port të Sevastopolit në Krime, njoftoi në Telegram se disa dronë u shkatërruan mbi Kepin Chersonesos në periferi të Sevastopolit.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se kishte rrëzuar një raketë të lëshuar nga Ukraina mbi rajonin Kaluga, i cili kufizohet me rajonin e Moskës.

Nuk ka raporte të menjëhershme për viktima apo dëme në sulmet, për të cilat Rusia ka fajësuar Ukrainën. Aeroportet ruse pezulluan fluturimet për disa orë.

Numri i dronëve të lëshuar nga Ushtria e Ukrainës ishte një nga më të mëdhenjtë në një seri sulmesh të ngjashme.

Ukraina pothuajse kurrë nuk e merr publikisht përgjegjësinë për sulmet brenda Rusisë ose në territorin e kontrolluar nga Rusia në Ukrainë, por ka thënë muajt e fundit se shkatërrimi i infrastrukturës ushtarake ruse po i ndihmon kundërofensivës së Kievit.

Të ngjashme