Dronët ukrainas shënjestruan katër rajone ruse, tha ministria e mbrojtjes e vendit.
Kjo vjen pasi kryeqyteti i Ukrainës, Kievi u përball me sulmin më të madh me dron të presidentit rus, Vladimir Putin në orët e para të së shtunës.
Dronët synonin katër rajone: Moskën, Tula, Kaluga dhe Bryansk. Të paktën 20 dronë u kapën në kryeqytetin rus, thanë zyrtarët e Moskës.
Një person mbeti i plagosur në Tula pasi një dron i përgjuar goditi një ndërtesë apartamentesh, tha guvernatori i rajonit, Alexei Dyumin, raporton The Independent, transmeton Klankosova.tv.
Fluturimet u vonuan ose u anuluan në aeroportet kryesore të Moskës për shkak të sulmeve, sipas gazetës Kommersant.