Ukraina u drejtohet qytetarëve të botës: Ejani ta mposhtim Putinin si dikur Hitlerin

Prishtinë | 27 Shk 2022 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Autoritet zyrtare të Kievit kanë deklaruar se po krijojnë një legjion “ndërkombëtar” për të huajt që dëshirojnë të dalin vullnetarë në mbështetje të Ukrainës.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka ftuar qytetarët e botës që ta mposhtin Putinin, si dikur Hitlerin.

Në një adresim plublik, ai ka deklaron “Të huajt që dëshirojnë të mbrojnë Ukrainën dhe rendin botëror si pjesë e Legjionit Ndërkombëtar të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, ju ftoj të kontaktoni me misionet e huaja diplomatike të Ukrainës në vendet tuaja përkatëse. Së bashku e mundëm Hitlerin dhe do ta mposhtim edhe Putinin”, transmeton Express.

Gazeta Express raportoi mëngjesin e sotëm se kërkesë sikur të ministrit të Jashtëm ka edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ai ka ftuar qytetarët e huaj anembanë botës që të bashkohen në luftën kundër Rusisë.

Në një deklaratë në uebsajtin presidencial thuhet: “Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy u drejtohet të gjithë qytetarëve të botës, miqve të Ukrainës, paqes dhe demokracisë, kushdo që dëshiron të bashkohet në mbrojtjen e Ukrainës, Evropës dhe botës mund të vijë dhe të luftojë krah për krah me ukrainasit kundër kriminelëve rusë të luftës.”

Të ngjashme