Ukrainases i hyjnë gjashtë persona në banesë në Prishtinë, nën kërcënimin e thikës ia marrin 16 mijë euro e pasaportën

| 03 Shk 2024 | 08:45 | Nga

Një shtetase e Ukrainës ka raportuar se rreth gjashtë persona i kanë hyrë mbrëmë në banesë dhe nën kërcënimin e thikës i kanë marrë rreth 16 mijë euro, pasaportën e Ukrainës dhe disa valuta ukrainase.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Rrustem Statovci”. Nuk raportohet për të arrestuar.

“GRABITJE – Rr. Rrustem Statovci, Prishtinë 02.02.2024 – 22:15. Ankuesja ukrainase ka njoftuar policinë se në banesën e saj kanë hyre rreth 6 persona të dyshuar të panjohur dhe nën kërcënimin e thikës i kanë marrë rreth 15000-16000€, 100 dollarë, pasaportën e Ukrainës dhe disa valuta ukrainase. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

Të ngjashme