25-vjeçari ukrainas i identifikuar si shtetasi F.A, i cili u ndalua pasditen e 20 gushtit 2022 së bashku me dy shtetasit rusë, Svetlana Timofoeva 33 vjeç dhe Mikhail Zorin 24 vjeç pasi sulmuan dy ushtarë shqiptarë me spraj neuroparalizues në uzinën e Gramshti ka qenë në Shqipëri edhe vitin e kaluar.
Ora News madje mëson se ai ka qenë me të njëjtën makinë në të cilën u kapën dje dhe me shumë mundësi dhe me të njëjtin grup.
Edhe një vit më parë ai ka hyrë në uzina të tjera.
Ukrainasi udhëton në shumicën e vendeve evropiane dhe publikon foto në rrjetet e tij sociale.