Droni ukrainas FPV e shtriu për tokë një helikopter Mi-28N rus në Oblastin e Donetskut.
Kështu e konfirmoi Robert “Madyar” Brovdi, komandant i Forcave të Sistemeve ‘Pa Pilot’.
Pilotët nga Brigada e 59-të e Forcave të Sistemeve ‘Pa Pilot’ shkatërruan helikopterin rus pranë fshatit Kotliarivka.
Sulmi iu atribuua përpjekjeve të koordinuara të inteligjencës dhe operacioneve nga Forcat e Sistemeve Pa Pilot.
Kotliarivka ndodhet në Oblastin e Donetskut të pushtuar nga Rusia, pranë kufirit me Oblastin e Dnipropetrovskit, afërsisht 20 kilometra (12 milje) nga fshati Mezhova.