Ukrainë, 4 të vdekur nga zjarri në një spital

| 04 Shk 2021 | 10:52 | Nga

Si pasojë e zjarrit që shpërtheu në një spital për sëmundje infektive në qytetin Zaporozhje të Ukrainës humbën jetën 4 persona.

Enti për situata të jashtëzakonshme tha se mbrëmë rreth orës 23:25 morën një telefonatë lidhur me shpërthimin e zjarrit, transmeton Anadolu Agency.

Zjarri shpërtheu në Departamentin për kujdes intensiv ndërsa humbën jetën 4 persona, mes tyre 3 pacientë dhe 1 mjek. Zjarri u shua në orën 00:19. Në rrjedhë është hetimi për vërtetimin e shkakut të zjarrit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme