Gjatë muajit mars të këtij vitit, sipas të dhënave të policisë, në Ferizaj u shënuan 21 raste të dhunës në familje.
Bazuar në njoftimin zyrtar, 13 raste nga 21 gjithsej u regjistruan në Ferizaj, tri në Shtime, tri në Kaçanik, dhe dy raste në Shtërpcë.
Megjithatë, krahasuar me muajin mars të vitit 2025, këtë vit ka pasur ulje të numrit të rasteve të dhunës në familje.
Vjet, u shënuan gjithsej 27 raste të tilla, duke përfshirë 15 në Ferizaj, gjashtë në Shtime, tri në Kaçanik, dy raste në Han të Elezit dhe një në Shtërpcë.
Në përgjithësi, numri i rasteve të dhunës në familje gjatë muajit mars 2026 ka shënuar ulje për 22.2 % , në krahasim me muajin mars të vitit 2025.