Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve Elektronike të Shpejtësisë së Lartë, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Ekonomisë dhe Ambienti, Blerim Kuçi, ka thënë se ky projektligj ka për qëllim lehtësimin e ndërtimit të rrjeteve elektronike me shpejtësi të lartë
“Ky projektligj ka për qëllim lehtësimin e ndërtimit të rrjeteve elektronike me shpejtësi të lartë dhe duke mundësuar një zhvillim më efikas të infrastrukturës fizike dhe përcakton të drejtat për të lehtësuar shtrirjen e rrjeteve elektronike dhe koordinimin ndërsektorial. Ky projektligj është në përputhje me parlamentin evropian”.