Real Madridi është një ndër klubet e vetme që nuk ka diskutuar për uljen e pagave të futbollistëve.
Drejtuesit e madrilenëve nuk duan të privojnë lojtarët e tyre nga pagesat e zakonshme, por mund të surprizohen nga një nismë e vetë futbollistëve “Los Blancos”.
Vendimi i futbollistëve të Juventusit dhe Barcelonës për të ulur pagesat e tyre ka prekur sedrën e lojtarëve të Realit. Senatorët do të kenë një mbledhje mes tyre dhe do të vendosin për të ulur pagesat.
Kapiteni Sergio Ramos po me shokët e tij të skuadrës që t’i japin një dorë klubit në këtë moment negativ që po kalon si pasojë e koronavirusit.