Ulja e temperaturave në vend, ujësjellësi “Prishtina” ka një apel për qytetarët

Prishtinë | 30 Nën 2021 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë vendosjes së ujëmatësve.

Në apelin e kësaj kompanie thuhet se tubacionet e ujit dhe ujëmatësit mund të ngrihen brenda disa orëve nëse ekspozohen ndaj ajrit të ftohët.

“Keni parasysh që, ju jeni përgjegjës për mbrojtjen e tubave të ujit dhe të ujëmatësve (të brendshëm ose të jashtëm / në afërsi të banimit) nga ajri i ftohtë dhe era. Parandalimi i ngrirjes së ujëmatësve dhe tubave që mos të vijë deri te ngrirja është shumë më e lehtë sesa zëvendësimi i tubave që ngrijnë dhe shpërthejnë. Për fat të mirë, kjo është relativisht e lehtë për t’u bërë, me ç’rast ne do t’ju ndihmojnë të parandaloni dëmtimet, shpenzimet dhe vështirësitë që mundeni të ballafaqoheni në situatat kur tubat dhe ujëmatëset janë ngrirë”, thuhet në apel.

Apeli i plotë:

Të nderuar konsumatorë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. , sot filluan të ulen ndjeshëm temperaturat në vendin tonë, andaj ju lutemi që të keni kujdes të shtuar gjatë vendosjes së ujëmatësve.

Ju paralajmërojmë se, tubacionet / instalimet brenda pronës tuaj përfshirë këtu edhe ujëmatësit, mund të ngrihen brenda disa orëve, nëse ata janë të ekspozuar direkt ndaj ajrit të ftohtë.

Keni parasysh që, ju jeni përgjegjës për mbrojtjen e tubave të ujit dhe të ujëmatësve (të brendshëm ose të jashtëm / në afërsi të banimit) nga ajri i ftohtë dhe era. Parandalimi i ngrirjes së ujëmatësve dhe tubave që mos të vijë deri te ngrirja është shumë më e lehtë sesa zëvendësimi i tubave që ngrijnë dhe shpërthejnë. Për fat të mirë, kjo është relativisht e lehtë për t’u bërë, me ç’rast ne do t’ju ndihmojnë të parandaloni dëmtimet, shpenzimet dhe vështirësitë që mundeni të ballafaqoheni në situatat kur tubat dhe ujëmatëset janë ngrirë.

Si të veproni:

Gjeni valvolën kryesore të mbylljes së ujit p.sh në bllokun e banimit (puseta me ujëmatësin kryesor) apo ne shtëpitë private. Tregoni të gjithë anëtarëve të familjes se si të mbyllni atë , në rast të një tubi i cili mund të shpërthejë ose emergjencë të ngjashme. Në banimet kolektive, banorët duhet të dinë vendndodhjen e pusetës me ujëmatës dhe valvolën për ndërprerjen, poashtu dhe valvolen për ndërprerje të rrjetit të hidrantëve të brendshëm në rast se keni shpërthim të tubit të hidrantëve.

Apelojmë që në katet e përdhesës, ku vertikalja e furnizimit është më shumë e ekspozuar në ajrin e ftohtë dhe mundësitë e rrjedhjes janë potenciale, ju lutemi të merrni masa dhe izoloni që të mos vijë deri te ngrirja. Apelojmë te konsumatorët që të bëjnë izolime në pusetat ku kanë të vendosur matësin e ujit që të mos vijë deri te ngrirja. Tubat që kanë më shumë gjasa të ngrihen janë ata që janë në muri të pa-izoluar mirë, garazhe, bodrume dhe ata të vendosur cektë nën sipërfaqen e tokës. Shtoni izolimin në mure të jashtme kudo që të jetë e mundur dhe mbyllni (vishni) gypat me izolim në garazhe dhe bodrume si dhe bëni izolim të brendshëm ujëmatësit me materiale që pengojnë ajrin e ftohtë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme