Të rinjtë shqiptarë zgjedhin alternativën më të lehtë kur vjen puna tek martesa. Zgjedhin mos të martohen ose ta shtyjnë sa më shumë këtë vendim.
Shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave tregojnë se martesat në vend kanë shënuar një ulje historike në këto 5 vitet e fundit. Profesor Edmond Dragoti, studiues i njohur i psikologjisë sociale shprehet se këto shifra janë një lajm i keq e më pasoja për shoqërinë tonë.
“Ulja e numrit të martesave në forma kaq drastike siç ndodh tek ne sjell uljen e numrit të lindjeve, pakëson numrin e popullsisë aktive, asaj të aftë për punë. Ngadalsohet zhvillimi ekonomik dhe shoqëror i vendit” – shprehet Dragoti.
Në kushtet e pasigurisë për të ardhmen, të rinjtë kanë drojë të krijojnë familje
“Fakti qe te rinjtë sot nuk kanë hapësira dhe mundësi për të planifikuar një martesë të qëndrueshme, kjo lidhet me pamundësitë për të pasur një punë te sigurt dhe të ardhura të sigurta”
Sipas INSTAT, norma bruto e martesës, që do të thotë, numri i martesave për mijë banorë është 7,7 martesa. Lezha mban rekordin me 10,2 martesa për mijë banorë dhe më e ulta është regjistruar në Tiranë me 6,8 martesa për mijë banorë.
Edhe komunikimi online thotë Dragoti i prish shumë punë martesës.
“Prish shume punë natyrisht, të rinjtë e vlerësojnë më pak nevojën e njëri tjerit dhe praninë e njëri tjetrit . Më të lehte e kanë të komunikojnë me telefon sesa të jenë ballë për ballë, ta shikojnë të kuptojnë ta njohin njëri tjetrin në kushte të tjera. Mungesa e komunikimit të drejtpërdrejtë i bën më pak qytetarë më pak njerëzorë, më pak të mundshëm për të menduar për një martesë dhe formalitete të kësaj natyre”.
Martesa shikohet nga ekspertët si pjesë e listës së detyrave që duhen bërë në jetë për të qenë individ i suksesshëm. Vendimi për mos tu martuar është alternative e gabuar
“Suksesi i një individi është te trashëgoje veten, sa me shume ta trashëgosh veten aq me i suksesshëm do jesh në jetë.”