Barcelona ka konfirmuar se futbollisti Samuel Umtiti është testuar pozitivisht për koronavirus. Gjiganti katalunas ka njoftuar për rezultatin pozitiv të Umtitit përmes një komunikate. Testimi i fundit i lojtarëve të Barcelonës është bërë të enjten.
Reprezentuesi i Francës nuk ka udhëtuar për në Portugali për ndeshjen çerekfinale ndaj Bayern Muenchenit. Ai nuk po shfaq simptoma dhe është në izolim.