Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, ka refuzuar transferimin te Liverpooli në afatin kalimtar të janarit, shkruan “The Athletic”.
Liverpooli insistonte për transferimin e francezit, por ai vendosi të qëndronte te Barcelona e të luftonte për një vend në skuadrën e Ronald Koemanit.
Umtiti ka luajtur në vetëm pesë ndeshje në La Liga për Barcelonën këtë stinor. Kontrata e tij me Barcelonën skadon në vitin 2023.