The Undertaker do të rikthehet befasisht në WWE Super Show-Down në Melbourne javën e ardhshme.
Por, vëmendja është se kë do ta sfidojë ai në duelin e radhës, që mund të bëjë që një legjendë të rikthehet si kundërshtar i tij.
The Phenom – emri i vërtetë i të cilit është Mar Callaway – përballet me Triphe H për herë të fundit më 6 tetor.
Ai do të ndihmohet nga ”vëllau” i tij, Kane për një duel të cilin tifozët e WWE-s nuk mund të presin, transmeton IndeksOnline.
Në krah të Triple H nuk do të jetë askush përveç Shawn Michaels.
Michaels u pensionua pas humbjes dëshpëruese nga Taker në vitin 2010 në WrestleMania.