UNDP-ja i dhuron AKF-së pajisje të specializuara, shërbejnë për avancimin e ekzaminimeve forenzike e balistike

Prishtinë | 12 Sht 2023 | 10:56 | Nga Gresë Alija Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia e Kosovës për Forenzikë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, kanë mbajtur ceremoninë zyrtare të pranim-dorëzimit të pajisjeve të specializuara, raporton Ekonomia Online

Kryeshefi Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, Blerim Olluri tha se këto pajisje do të shërbejnë në avancimin e ekzaminimeve forenzike dhe balistike.

Ai ka falënderuar UNDP për ndihëm e vazhdueshme, siç tha në modernizimin dhe lehtësimin e punës së Agjencisë.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani tha se këto mjete do t’i përmirësojnë shërbimet e ekspertëve balistik, sidomos në konfiskimin e armëve ilegale. Nëpërmjet tyre, do të ndihmohet edhe parandalimi i krimit.

Ai madje garantoni se këto pajisje do të përdoren me përgjegjësi dhe do të ndiqen praktikat më të mira.

“Kjo ndikon në konfiskimin e armëve ilegale. Deri më sot Agjencitë dhe institucionet kanë treguar dhe dëshmuar që jemi shumë serioz. Analiza balistike është pjesë e rëndësishme për ta parandaluar krimin. Ne nga Ministria shprehim gatishmërinë për ta bërë vendin tonë më të sigurt, rajonin, Bashkimin Evropian dhe më gjerë”, tha ai, raporton EO.

“… këto pajisje do të fuqizojnë ekspertët balistik, dua të theksoj përdorimin e përgjegjshëm të këtyre pajisjeve, për të ndjekur praktikat më të mira”.

Përfaqësuesi i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros, tha se shpreson që këto pajisje të ndihmojnë AKF-në avancimin e ekzaminimeve forenzike dhe balistike.

Të ngjashme