Bazuar në të dhënat e raportit vjetor të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2016, më shumë se 423 mijë raste janë dorëzuar në shtatë Gjykatat Themelore në Kosovë. Shumë shpesh, puna e këtyre institucioneve gjyqësore vështirësohet më tej për shkak të mungesës së pajisjeve të duhura për punë operacionale të mirëfilltë në terren.
Zyra e UNDP-së, konkretisht projekti Mbështetja për Fuqizimin e Sundimit të Ligjit, falë takimeve të rregullta me kryetarët e gjykatave, ishin në dijeni për këtë brengë afatgjatë. Fillimi i këtij viti i gjeti zyrtarët e UNDP-së në vizita ku ofruan mbështetje teknike duke i pajisur secilën nga shtatë Gjykatat Themelore me laptopë, projektues dhe printera portativ.
Ali Kutllovci, ushtrues detyre i kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë e vlerësoi shumë mbështetjen teknike UNDP-së duke theksuar se: “mjetet e dhuruara do të jenë ndihmë e madhe për punën e gjyqtarëve të tij në vendin e ngjarjes”. Z. Kutllovci kujton një rast të kohëve të fundit në rajonin e Mitrovicës që kishte të bënte me një vrasje të dyfishtë, ku një nga gjyqtarët doli në vendin e ngjarjes me një Notepad të thjeshtë për të regjistruar provat. Sipas z Kutllovci, laptopët dhe printeri do të ndikojnë në masë të madhe në punën e gjyqtarëve në terren që rrjedhimisht do t[u mundësojë gjykatave të marrin vendime më të mirë-informuara më shumë gjykime cilësore dhe transparente për të gjitha palët pjesëmarrëse.
Edhe kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Znj. Afërdita Bytyçi ka mirëpritur donacionin e UNDP-së duke theksuar se pajisjet e dhuruara do të ketë një ndikim pozitiv në administrimin e gjykatës dhe performancën e gjyqtarëve në terren.
Projekti i UNDP-së Mbështetja për Fuqizimin e Sundimit të Ligjit është gjithashtu duke ndihmuar Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin Gjyqësor, Këshillin Prokurorial, si dhe Institutin Gjyqësor, në inicimin dhe zbatimin e reformave gjyqësore që kanë për qëllim forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Përkrahja teknike është pjesë e projektit në sigurimin e funksionimit të duhur të sistemit gjyqësor dhe administrimin e gjykatave. Me pajisjen e gjykatave me mjetet e nevojshme dhe moderne të punës, UNDP po mbështet sistemin gjyqësor për të qenë më efikas në dhënien e drejtësisë për të gjithë.