Zëvendëskryeministri Dardan Gashi ka pritur në takim zëvendësdrejtoreshën e UNDP-së, Alessandra Roccasalvo, me të cilën bisedoi për format e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
“Orientimi ynë, sigurisht, është fokusuar në investimet strategjike dhe diaspora kosovare ka një rol të rëndësishëm në këtë proces”,- ka thënë zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Diasporës, Dardan Gashi.
Nga ana tjetër, zëvendësdrejtoresha Roccasalvo ka shprehur gatishmërinë e institucionit që e drejton për vazhdimin e bashkëpunimit me ministrinë.
“Kemi pasur projekte me ministrinë edhe para ardhjes suaj në postin e Ministrit. Jemi këtu, z. Gashi, t’ ju ofrojmë mbështetjen tonë të mëtutjeshme në punën tuaj”,ka thënë me këtë rast Roccasalvo.
Në takim u diskutua edhe për format e përfaqësimit të diasporës në institucionet e Kosovës dhe bashkërendimi Ministri-Diasporë në fushën e investimeve.