Që disa ditë ish-konkurrentja e Për’puthen, Tea Trifoni është temë kryesore e mediave rozë, pasi kishte dalë nga emisioni si çift me Andin dhe më pas kishte publikuar fotot me Beartin, ish-konkurrentin nga Kosova, me të cilin ka muaj që është e lidhur.
Tea në hyrje të videos tregon se tani ndihet mirë dhe që ka vendosur të iu përgjigjet disa nga pyetjet të cilat ndjekësit i kanë bërë në profilin e saj në Instagram.
“Ditët e fundit nuk kanë qenë aq të lehta pasi që një Shqiptari e tërë jo një Shqipëri por një Shqiptari e tërë të të shaj, të ofendoje, të të urojë vdekjen, nuk është aq e lehte sa do person i fortë të jesh, është e vështirë të kapërdihet, por ia qe kaloi, thonë se çudia më e madhe tri ditë zgjatë por ia që kjo e imja zgjati më shumë, e rëndësishme është që kam pasur mbështetjen nga njerëzit e mi të afërt dhe kam kaluar gjëra më të vështira së kjo, mbetet në të shkuarën”, tha ajo.
Në video ajo ka folur edhe për Andin, ku e ka theksuar se nuk e ka tradhtuar kurrë, pasi nuk kanë qenë kurrë në një lidhje.
“Unë dhe Andi nuk kemi qenë kurrë bashkë, ai emision ajo çfarë shfaqur atje nuk ka qenë reale, unë dhe Andi kemi qenë miq, unë vazhdoja jetën time jashtë po ashtu edhe ai vazhdonte jetën e tij jashtë, dhe aty në emision tregonim diçka tjetër, nuk e kam tradhtuar sepse nuk kam si ta tradhtoj një person me të cilin skam pasur asgjë”, tha ajo.