Hasta la vista, Baby!
- Është zor ta marrësh seriozisht një njeri me buzë të trasha, se kur çifti i tij të flet – e ke përshtypjen se po do të të puth n’gojë.
Por fytyra e Fahri Musliut kish marrë shprehje të dhimbshme, derisa mundohej ta bind botën se, oh, nuk është ‘i ati i Aleksandër Vuçiqit’.
Punë e madhe babai i kujt është.
Shih ti me çka merret ky.
- Se, a po kuptoni ju…qe, ua tregoj unë juve se si e kam njohur nanën e Aleksandër Vuçiqit….
Ama janë do fjalë që nuk thuhen!
Ku e di ti që s’je babai i dikujt.
Dhe Fahri Musliu, si Michael Jackson, po e shpjegon rastin e rëndë:
- ‘Billie Jean ka qenë e dashura ime, por fëmiu i saj – s’është fëmiu i imi’.
- Ky kujton se është më i mirë se Vuçiqi!
Për besë, asnjë trohë!
- Me padurim jam duke e pritur fjalën e ambasadorit gjerman Rohde për Asociacionin.
Shumë më pëlqen ky ambasdor, sepse kryesisht merret me futboll dhe flet si komentator i sportit…
ndodh ndonjëherë flet edhe për politikë, ama kur flet për çështje serioze, gjithmonë mbështetet në gilindera dhe e merr një pozë.
Mos më keqkuptoni.
- Opozita është ‘shumë e mërzitur’ me Asociacionin Albin Kurtit për serbët, por Albin Kurti po thotë se Asociacioni i tij është frytdhënës, se e sjell njohjen de fakto nga Serbia.
Unë i besoj: Kur ndahet Kosova, Serbia e njeh Kosovën, s’ka çare pa e njohur, se bëhet e saj.
(Opozita nuk e di se s’ka vota te Asociacioni. Ama hiç, asnjë votë s’e gjeni aty)
- Në këto çaste jam me Jungun.
E kemi përzënë Frojdin.
Frojdi si shqiptar, mendt’ veç tek seksi. Edhe vdekjen e lidh me seks.
Jungu më ka thënë: vrite egon”.
‘E kam ‘vrarë’ mr duart e mia, sa e bëj veten që të ma ‘vras’ egon tjetër kush.
Çka ndodh kur e vret egon tënde?
E humb komplet identitetin subjektiv personal!
‘Humbja e egos’ është sinonim për ‘vdekje psikike’..
Se Jungu tha, drogat i marrin njerëzit për ta ‘humbur egon’, se egoja të bën të vuash, palidhje.
- A u çu lugat egoja ime: nganjëherë e çon kokën, por kryesisht jam e lumtur sepse s’kam ego.
Se më ka lodhur, shpirtin ma ka lodhur kjo dashuri…Nuk dua të ndjej…asgjë bre, asgjë.
As mallëngjim, ani nostalgji ‘say you-say me’, sentisha e leksikone me vargje primitive…ani shpresë hiç se hiç, as s’dua të kem pritje.
Asgjë s’dua…Prandaj, jam mirë.
- Dhe një plakë në këto mendime, një grua 100 vjeçare po qan.
-Unë nuk dua të jetoj më – po thotë.
-Se s’kam me kë të flas.
- Të gjithë ata që kam njohur – kanë vdekur.
- Kur dal në oborr – nuk e njoh askënd.
- Kah të rrotullohem e lus Zotit të ma merr shpirtin…- po thotë.
- E sheh pra…malli për dashuri nuk hiqet kurrë. Dhe dashuri mbi dashuri, dashuri dashurie…vetmia mbetet vetmi.
Sepse, vetmia është nevojë, nuk është fat.
Pra, hiqu ti egos tënde, se a po e sheh se lumturia nuk arrihet as me 100 vjet jetë, sepse lumturia është zbukurim i mërzisë, është shpikje letrare, është-s’është hiç.
- ‘Vrite egon’ edhe bëje Asociacionin!
Nuk është mirë të kesh frikë nga e vërteta. Duhet të kesh frikë nëse e mohon të vërtetën.
- E vërteta është se serbët duan të grumbullohen në një Bashkësi dhe se ‘arkitektët e shtetit të Kosovës’ po pajtohen me dëshirën e tyre.
Prandaj, lëri serbët të tubohen në një Asociacion, edhe ashtu të tubuar janë;
- Lëri të ndahen – edhe ashtu të ndarë janë.
- Qe 25 vite Liri, lëre që nuk janë bërë bashkë shqiptarët e serbët (përveç kur kanë vjedhur), por as shqiptarët kurrë s’kanë qenë më të ndarë.
- As Luginën s’e ndal kush të kërkojë një gjysmê Asociacioni për vete, por ata janë dembelë, Fushë-Kosovën e kanë bërë Preshevë.
P.S. Lamtumirë, mërzi!