Beatrix Ramosaj vazhdon të komentohet për lidhjen dhe më pas ndarjen nga Donald Veshaj.
Ajo pak minuta më parë ka publikuar këngën e dytë që nga dalja e saj nga “BBV”.
Këngëtarja ka sjellur bashkëpunimin me Dj Geek, të titulluar “Ma shumë se ti”.
Ashtu siç ishte parashikuar, e gjithë kënga është dedikim ndaj Donaldit.
Edhe pse për teksin dhe muzikën është përkujdesur Vig Poppa, duket se e ka shkruajtur vet këngëtarja.
Përmes tekstit të këngës Trixa i drejtohet Donaldit me këto fjalë: Dikush ma mirë se ti ka me dëshmu se ndoshta mu më don ma shumë se ti.
Ndër të tjera ajo shprehet edhe e përdorur nga ana e ish banorit dhe aktorit Donald Veshaj, shkruan lajmi.net.
Trixa është paragjykuar shumë për lidhjen e saj me Donaldin, madje atë edhe e kanë bullizuar.