Ekonomia Online
FUNDIT

Unë të dua. Ti e di.

Unë të dua. Ti e di.

Unë të dua. Ti e di. (Shuplaka.) … – Kur Albin Kurti ishte në burgjet e Serbisë, Hashim Thaçi kërkonte lirimin e tij. – Kur Ramush Haradinaj u shpall i pafajshëm në Hagë, Hashim Thaçi e priti në aeroport me protokoll shtetëror, tepih të kuq dhe Gardë nderi. – Tani Albin Kurti ia kthen Hashim […]

Unë të dua. Ti e di.

(Shuplaka.)

…

– Kur Albin Kurti ishte në burgjet e Serbisë, Hashim Thaçi kërkonte lirimin e tij.

– Kur Ramush Haradinaj u shpall i pafajshëm në Hagë,

Hashim Thaçi e priti në aeroport me protokoll shtetëror, tepih të kuq dhe

Gardë nderi.

– Tani Albin Kurti ia kthen Hashim Thaçit të mirën me të mirë –

si një borxh që nuk harrohet.

E MIRA NUK HARROHET.

SE,

NËSE HARROHET – TË VRET.

…

Armiqësia e shqiptarëve mes vete dalldiset në liri.

Por urrejtjet e mëdha nuk e përjashtojnë një lloj dashurie të vjetër, të çuditshme, instinktive – pothuaj primitive.

…

Të luftojnë e i lufton,

të rrëzojnë e i rrëzon,

të mohojnë e i mohon,

por kur vjen puna te burgu politik – nuk të lënë e nuk i lë vetëm.

…

P.S. Ne prapë mbesim aty ku kemi qenë para se të kishe nevojë për mua.

Para se të kisha nevojë për ty.

Deri në burgun e radhës

Të ngjashme