Zyra e Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), Ministria për Komunitete dhe Kthim dhe Këshilli Danez për Refugjatë, prezantuan publikimet “Personat e Zhvendosur nga Kosova në Rajon – Rivlerësim i interesimit për Kthim” dhe “Profilizimi i personave të zhvendosur brenda Kosovës”.
Narasimha Rao, shef i misionit të UNHCR-së në Kosovë, ka theksuar se 65% e qytetarëve të zhvendosur kanë shprehur interesim për integrim lokal, të qëndrojnë në ato vende ku janë dhe jo të kthehen në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
“Rreth 65% e shqiptarëve që janë të zhvendosur janë tashmë për integrim lokal dhe duhet të mbështesim në këtë aspekt. Duam të ngrisim vetëdijen për këtë, edhe 18 vite pas po flasim për këtë situatë, këto informata do të ndihmojnë në ngritjen e fondeve të aktiviteteve të tjera.
Nenad Stojçeviq, sekretar i përhershëm në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, tha se kjo ministri jep mbështetje për ta siguruar akomodimin, shëndetësinë, pensionet për kthimin në Kosovë.
“Ministria i jep prioritet zhvillimit të kornizës së përgjithshme për mbrojtjen e të drejtave të personave të zhvendosur në rajon. Kthimi përmes mekanizmave institucionalë, linjës dhe partnerët e tjerë. Ministria planifikon që të japë një përkrahje të fortë në pikëpamje të sigurimit në hapa të nevojshëm që të sigurohet akomodimi, shëndetësia, pensionet, çështja e të drejtave pronësore”, ka thënë Stojçeviq.
Ai ka shtuar se ministria për zgjedhjen e këtij problemi nuk duhet të jetë e vetme dhe që i duhet përkrahje edhe nga institucionet e tjera.
“Ministria në zgjedhjen e këtij problemi nuk guxon të jetë e vetme. Qëllimi i Ministrisë për miratimin e këtij dokumenti për profilizimin e personave të zhvendosur dhe duhet të bëhen duhet të paraqiten profili demokratik në bazë të gjinisë, moshës”, ka shtuar ai.
Kristen Stec, Përfaqësuese e Këshillit Danez për Refugjatë (DRC), tha se këto raporte do të kontribuojnë në rritjen e mbrojtjes së popullsisë së zhvendosur.
Sipas saj, duhet edhe më shumë asistencë për t’i mbështetur këta persona, raporton EO.
“DRC shpreson që këto raporte do vazhdojnë në të ardhmen të kontribuojnë në avokim dhe rritjen e mbrojtjes së popullsisë së zhvendosur dhe duhet të marrim më shumë burime dhe asistencë për këta persona të zhvendosur që të kenë mbështetje më shumë”, ka thënë ajo.
Prezantimi i raportit ka pasqyruar se prej vitit 2009 UNHCR ka filluar me mbledhjen e të dhënave ku sipas këtij raporti kanë aplikuar 2500 familje apo 10 mijë persona për kthim në Kosovë.
Raporti ka nxjerrë përfundim se dëshirë më së shumti të kthehen në Kosovë, kanë të zhvendosurit në Serbi, 2237 familje apo 8651 persona, pastaj Mali i Zi me 216 familje apo 1183 persona dhe në fund Maqedonia 49 familje apo 240 persona.
Ky raport theksoi se kthimi në vendin e origjinës pra në Kosovë varet nga një numër i madh faktorësh duke filluar nga banimi, qasja në shërbime, liria e lëvizjes e kështu me radhë, raporton EO.