“Edhe një tjetër natë tmerri e papërshkrueshme për një milion fëmijë në Gaza”, thuhet në reagimin e UNICEF.
Më tej, UNICEF-i ka thënë se i kanë humbur kontaktet me kolegët tyre në Gaza.
“Jam jashtëzakonisht i shqetësuar për sigurinë e tyre. Të gjithë humanitarët dhe fëmijët dhe familjet e të cilave u shërbejnë, duhet të mbrohen”, ka thënë Catherine Russell, Drejtore Ekzekutive e UNICEF-it.
“Pothuajse çdo fëmijë në Rripin e Gazës është ekspozuar ndaj shkatërrimit të gjerë, sulmeve të pamëshirshme, zhvendosjes dhe mungesës së madhe të gjërave thelbësore si ushqimi, uji dhe ilaçet. UNICEF po bën thirrje për një armëpushim urgjent, qasje humanitar dhe lirim të të gjithë pengjeve”, thuhet në njoftimin e tyre të datë 25 tetor në Twitter.
All humanitarians and the children and families they serve MUST be protected. pic.twitter.com/CAshJKDmf2
— UNICEF (@UNICEF) October 27, 2023