UNICEF thirrje partive politike: Fokus të kenë fëmijët

Prishtinë | 02 Shk 2021 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Shahihn, u ka rikujtuar subjekteve politike tash që jemi në prag të zgjedhjeve që vënia e fëmijëve duhet të jetë në qendër të programeve të tyre.

Komunikata e plotë:

12 ditë para zgjedhjeve në Kosovë, UNICEF-i bën thirrje që të ketë një

fitues: fëmijët

Prishtinë, 3 Shkurt 2021 – Kur kanë mbetur vetëm edhe 12 ditë para zgjedhjeve të vitit 2021
në Kosovë, Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, ua rikujton të gjitha subjekteve
politike të Kosovës se vënia e fëmijëve në qendër të platformave dhe programeve të tyre do të
jetë strategjia fituese. Fëmijët nuk votojnë, por familjet e tyre votojnë. Rezultati i këtyre
zgjedhjeve mund të ketë ndikim thelbësor në jetën e fëmijëve sot, ashtu që Kosova do të mund
të përfitojë shumë në të ardhmen.
Megjithëse fëmijët nuk kanë qenë shënjestër e ndikimit të COVID-19 ne shendet të tyre, kriza
pandemike ka ndikuar shumë në jetën dhe mirëqenien e tyre me ndërprerjen e shërbimeve
bazike dhe rritjen e varfërisë dhe pabarazisë. Pandemia do të ndikojë në jetën e fëmijëve edhe
për vitet që vijnë, edhe pasi të ketë mbaruar imunizimi. Nëse Kosova nuk i vendos urgjentisht
fëmijët në qendër të vendimmarrjes dhe prioriteteve, shumë prej potencialit të kësaj gjenerate
të fëmijëve dhe të rinjve mund të humbasë.
Përkundër progresit të bërë gjatë viteve të kaluara, një pjesë e madhe e fëmijëve në Kosovë
nuk kanë mundësi për zhvillim dhe përballen me deprivime të shumta. Të dhënat e fundit
nxjerrin në pah se për çdo 1000 lindje të gjalla 16 fëmijë vdesin para se ta arrijnë ditëlindjen e
pestë, 23 përqind e fëmijëve jetojnë në varfëri, 85 përqind e fëmijëve të moshës 3-4 vjeç nuk
ndjekin ndonjë program arsimor të fëmijërisë së hershme dhe rreth një e treta e të rinjve të
moshës 15-24 vjeç nuk janë në arsim, punësim ose trajnim. Ndarjet e buxhetit në shëndetësi,
arsim dhe shërbime sociale janë ndër më të ultat në rajon. Në vitin 2019, nga shpenzimet e
përgjithshme publike, vetëm 11.6 përqind u shpenzuan për arsimin parauniversitar.
UNICEF-i u bën thirrje të gjitha subjekteve politike që t’i vendosin fëmijët në qendër të
prioriteteve dhe të sigurojnë:
Një fillim më të mirë në jetë për çdo fëmijë: të rriten investimet për t’i mbështetur fëmijët në
1000 ditët e para të jetës, duke mundësuar ndërlidhjen e familjeve me punonjësit
shëndetësorë për kujdes adekuat në rritjen e fëmijëve, prindërim dhe përkujdesje pozitive gjatë
periudhës më kritike të jetës së fëmijës, ku zhvillimi i shpejtë i trurit i ndërton bazat për
shëndet, mirëqenie dhe arritshmëri.
Përgatitje për shkollë: të rriten ndarjet e buxhetit për edukimin univerzal në fëmijërinë e
hershme si një investim strategjik që garanton kthim të konsiderueshëm. Krijimi i mundësive
dhe programeve për zhvillim dhe edukim në fëmijëri të hershme është katalizator i dyfishtë që
kontribon në rritjen e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore dhe zhvillimin ekonomik.
Shkolla të hapura: nuk duhet kursyer asnjë përpjekje që shkollat të mbeten të hapura për
fëmijët ashtu që të sigurohet mësimnxënie e vazhdueshme për të gjithë. Përfitimet neto nga
kjo janë më të mëdha se kostot e mbylljes së shkollave, dhe me kapitalin njerëzor si pasurinë
e vet më të madhe, Kosova nuk mund ta përballojë “humbjen” e një brezi.

Burimet e të dhënave:

  • Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe UNICEF. 2020. Anketa e Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë në Kosovë 2019-2020 dhe Anketa e
    Treguesve të Shumëfishtë me Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, Raporti i Gjetjeve të Anketës 2019-2020. Prishtinë, Kosovë
  • Banka Botërore dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës, Varfëria e në Konsum në Kosovë, 2012-2015, Prishtinë, Prill 2017.
  • Agjencia e Statistikave të Kosovës. Anketa e Fuqisë Punëtore Q3 2020
  • Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Raporti Vjetor Statistikor 2019-2020 me Treguesit e Arsimit.
    Rritje të investimeve për të rinjtë: përqindja e madhe e të rinjve siguron një potencial të
    jashtëzakonshëm për Kosovën, por vetëm nëse bëhen investime adekuate. Rritja e buxhetit
    është thelbësore për arsim cilësor dhe për t’u ofruar të gjithë të rinjve një shans të dytë në jetë
    përmes mësimnxënies te bazuar në përvojë dhe në përputhje me nevojat e tregut të punës.
    Përfshirje të fëmijëve me aftësi të kufizuara: t’i jepet prioritet investimeve për t’i kapërcyer të
    gjitha pengesat për fëmijët me aftësi të kufizuara duke siguruar qasje adekuate dhe të
    menjëhershme në shërbimet shëndetësore dhe rehabilituese, teknologji ndihmëse, transport
    dhe ndihmës të mësimdhënësve për të mbështetur një arsim gjithëpërfshirës dhe një shoqëri
    pa pengesa fizike.
    Një jetë të denjë për çdo fëmijë: përshpejtimi i reformës së mbrojtjes sociale për ta zvogëluar
    boshllëkun e barazisë dhe zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve për të siguruar se të gjithë
    fëmijëve u garantohen të drejtat e tyre themelore dhe janë të mbrojtur nga dhuna, abuzimi dhe
    shfrytëzimi.
    UNICEF-i është përkushtuar të punojë ngushtë me të gjithë partnerët për të avancuar dhe
    avokuar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, për të ndihmuar në plotësimin e nevojave të
    tyre themelore dhe për t’i zgjeruar mundësitë e tyre në mënyrë që fëmijët të arrijnë potencialin
    e tyre të plotë në jetë.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme