Ministrja Ahmetaj priti sot në takim Drejtorin e Zyrës së UNICEF në Kosovë, Brandao Co, zëvendësin e tij James Mugaju dhe Agron Gashi.
Me këte rast Ministrja Ahmetaj falënderoi Co për bashkëpunimin dhe kontributin shumëvjeçar të zyrës së UNICEF-it në Kosovë e cila ka mbështetur Kosovën në shumë fusha si shëndetësia, arsimi dhe mirwqenia sociale, për të rimëkëmbur zhvillimin e sajë.
Temë qëndrore e diskutimit ishte bashkëprendimi i politikave dhe kontributit të drejtëpërdrejtë për grupet e margjinalizuara dhe riintegrimin e përsonave të riatdhesuar. Respektivisht sigurimi i kujdesit shëndetësorë dhe arsimi primarë për fëmijët e të gjitha komuniteteve nga këto dy kategori të sipërpërmendura.
Nga ana e sajë Ministrja Ahmetaj bazuar nga Raporti i Vendit i Komisionit Evropian, theks të veçantë vuri mbi bashkëprendimin e aktiviteteve me qëllim të arritjes së suksesit sa më të madhë për grupet të cilat përkrahja është shumë e nevojshme.
Ndërsa Co, ishte mirënjohës interesimit dhe punës që institucionet e Kosovës që janë duke bërë për të përkrahur fushatat në ndihmë të përsonave në nevojë.