Unikkatili ka paralajmëruar se do të jetë në Gjilan për të performuar në një nga klabet më të mëdhaja në vend, transmeton Gazeta Metro.
Duket se këtë lajm nuk e ka pritur mirë Burim Osmani, i njohur ndryshe si ‘Duda’ i cili ka vite që ka armiqësi me Unikkatilin. Ai i ka kërcënuar publikisht pronarët e klabet, pasi që e kanë organizuar një koncert të tillë në Gjilan.
‘Albert Sylejmani Lulzim Luli Hajrizi gjak borgj mkeni publikisht le ta din krejt…’, a shkruar në Facebook Duda.
Nuk i ka mjaftuar vetëm kjo, por ky ka drejtuar mesazh kërcënues Unikkatilit ku i ka thënë:
‘Mirësevjen në GanGLand pa lejen tem sun e shkel at ven’, ka deklaruar publikisht ai.
Armiqësitë mes dyshes janë riaktivizuar, ndërsa deri tani nuk ka pasuar asnjë reagim nga policia, e cila sipas rrethanave është dashur të reagoj deri më tani, pasi që Duda ka kërcënuar me jetë publikisht pronarët e klabit në fjalë.