Reperi i njohur kosovar, Unikkatil, ka shtyrë lansimin e këngës së re të paralajmëruar për 10 prill.
Unikkatil këtë vendim e ka marrë për shkak të vdekjes së një nga themeluesve të grupit të tij TBA, B52 – Gëzim Hajdini.
“Për shkak se Gëzimi ishte një prej themeluesve të grupit TBA nuk më duket në rregull të publikoj këngë nesër. Po mendoj 15 prilli më adekuat”, ka shkruar Unikkatil.