Unioni Demokratik Studentor kërkon mbajtjen e provimeve të prillit virtualisht

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Unioni Demokratik Studentor ka kërkuar mbajtjen e provimeve të afatit të prillit në mënyrë virutale, pas vendimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” që mbrojtja e temave të diplomës dhe afatet e rregullta të provimeve të organizohen në mënyrë virtuale në rast se vazhdon kjo gjendje.

“Ne si UDS do të kërkojmë që ky afat të mbahet nën arsyetimin që nëse afati i qershorit dhe shtatorit mund të mbahen online apo në mënyrë virtuale, pse të mos mbahet në të njëjtën mënyrë edhe afati i prillit. Si UDS do të kërkojmë që në rast se gjendja e virusit zgjatet më tutje atëherë afati i prillit të mos anulohet por të mbahet edhe ai qoftë online ose fizikisht që është e mundur”, është thënë një një njoftim të kësaj organizate.

Të ngjashme