Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka bërë ndarjen e çmimit për gazetarinë ekonomike “Vangjush Gambeta”, për gazetarët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, raporton Ekonomia Online.
Për shkrimin më të mirë në shtypin e shkruar dhe online në Kosovë, u shpërblye gazetarja e KTV-së Marigona Brahimi.
Çmimi “Reporteri i vitit” iu dha gazetares Ilnica Agolli, ndërsa çmimi raportimi më i mirë i vitit shkoi për gazetarin, Artur Bibe.
Çmimi “Vangjush Gambeta”, iu dha gazetarit Xhenur Iseni, për shkrimin më të mirë ekonomik në shtypin e shkruar dhe online në Maqedonin e Veriut.
Çmimi për shkrimin më të mirë ekonomik në shtypin e shkruar dhe online në Shqipëri, shkoi për Esmeralda Topin.
Gazetares Elisabeta Dosku, iu dha çmimi për shkrimin më të mirë ekonomik televiziv në Shqipëri.
Çmimi “ Karriera” shkoi për gazetarin Dalip Greca, pas vdekjes, përderisa çmimi karrierës iu dha gazetarit Gëzim Baxhaku nga Kosova, raporton EO.
Kurse gazetari Bashkim Tufa morri çmimin “Ismet Bellova”.