Manchester United i kanë hapur bisedimet për transferimin e mundshëm të Hirving Lozanos, raporton Gazzetta dello Sport dhe Calcio Mercato.
Sulmuesi i PSV-së është po ashtu cak i Napolit, por klubi nga Serie A duket se do ta humbë garën me Djajtë e Kuq për shërbimet e tij.
Përpos këtyre dy klubeve, Lozano me performancat e tij të mira për klubin holandez, ka ngjallur interesimin e shumë top skuadrave evropiane.