Jadon Sancho vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Manchester Unitedit.
Sulmuesi i talentuar anglez ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me fanellën e klubit gjerman dhe ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha.
Djajtë e Kuq janë skuadra që është interesuar më së shumti për transferimin e tij dhe në janar pritet të fillojnë bisedimet me Dortmundin.
‘Daily Mail ka raportuar se United është gati të nisë një ofertë të parë prej 115 milionë euro për transferimin e Sanchos.
19-vjeçari kohëve të fundi i ka ftohur raportet me klubin aktual duke marrë javë më parë një dënim nga Dortmundi, për një ndeshje moslojë.
Reprezentuesi anglez ka shprehur dëshirë që një ditë të rikthehet në Ligën Premier, por mbetet të shihet nëse Dortmundi e lejon largimin e tij në janar.
Ndërkohë mediat në Gjermani kanë raportuar se për ta lënë të lirë Sanchon, Dortmundi shpreson që të fitojë rreth 150 milionë euro.
Kujtojmë që Sancho është futbollist i dalë nga akademia e Watfordit, para se të luante edhe me të rinjtë e Cityt.
Përveç Unitedit, për lojtarin interesim kanë shprehur edhe Manchester City, Chelsea, Liverpool, Real Madrid e Paris Saint Germain.