Manchester United është vënë në kërkim të një qendërmbrojtësi pas lëndimit të Harry Maguire.
Anglezi pritet që të mbetet jashtë fushës deri në shkurt me një lëndim muskulor, andaj Djajtë e Kuq synojnë që të nënshkruajnë në formë huazimi zëvendësuesin e tij, shkruan Mirror.
Ka pikëpyetje të shumta rreth opsioneve në mbrojtjen e United, me Phil Jones, Eric Bailly dhe Axel Tuanzebe që ende janë jashtë, kurse Marcos Rojo është lënë tashmë jashtë ekipit të parë.