Raportohet se Manchester Unitedi ka arritur marrëveshje personale me yllin portugez, Bruno Fernandes.
ESPN raporton se “Djajtë e Kuq” tani kanë nisur bisedimet me Sportingun për të kompletuar transferimin e mesfushorit portugez, transmeton Koha.net.
Sportingu e vlerëson Fernandesin rreth 80 milionë euro, derisa Unitedi është i gatshëm të paguajë 60 milionë euro.
25 vjeçari ka pasur paraqitje mjaft të mira me Sportingun, derisa ka edhe 19 paraqitje për kombëtaren e Portugalisë.
Transferimi i tij pritet të kompletohet në janar.