Gjiganti spanjoll, Real Madrid edhe një herë tjetër ka hyrë në garë për portierin e Manchester Unitedit, David de Gea.
Lojtari dëshiron largimin dhe Unitedi është i gatshëm ta shes, nëse merr ofertën e duhur.
Unitedi për shërbimet e spanjollit kërkojnë 130 milionë euro, shumë të cilën Reali nuk dëshiron ta paguajë, shkruan Sport.
Kështu madrilenët preferojnë të presin deri në verën e vitit 2019, kur edhe skadon kontrata e De Geas me Unitedin.
Në anën tjetër, anglezet janë gati t’i ofrojnë kontratë të re spanjollit, për ta mbajtur edhe një kohë të gjatë në Old Trafford.