Manchester Unitedi heziton të paguajë 68 milionë funte për transferimin e futbollistit të Sevillas, Jules Kounde, raporton “Daily Mail”.
Klubi i madh anglez është duke u interesuar për qendërmbrojtësin 22-vjeçar, por nuk është i gatshëm ta paguajë këtë shifër. Për mbrojtësin po interesohet edhe Manchester City.