Portieri i Përfaqësueses së Spanjës, David De Gea, pritet të largohet nga Manchester Unitedi gjatë kësaj vere, pasi ekipi anglez e ka nxjerrë në shitje.
Mediumet angleze kanë njoftuar të dielën se Manchesteri për kartonin e tij po kërkon hiq më pak se 80 milionë euro dëmshpërblim.
Te Manchesteri kanë vepruar në këtë mënyrë pasi portieri spanjoll po refuzon rinovimin e kontratës që i skadon vitin tjetër.
De Gea 28-vjeçar, është pjesë e Manchester Unitedit prej vitit 2011 kur u transferua nga Atletico Madridi për 25 milionë euro dëmshpërblim.
Ai me Manchesterin ka fituar një titull kampioni të Anglisë, kurse edicionin e fundit ka regjistruar 47 paraqitje në të gjitha garat. De Gea ka edhe 39 ndeshje me Spanjën.