Anësori Daniel James ka kompletuar kalimin te Manchester Unitedi nga Swansea.
Ai ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me opsion për një vit shtesë.
Marrëveshja ishte arritur javën e shkuar, ndërsa lojtari tani ka kaluar testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratën me “Djajtë e Kuq”.
Raportohet se Unitedi do të paguajë 15 milionë funte fillimisht dhe tre të tjerë më vonë.
James ka shënuar pesë gola në 38 paraqitje sezonin e shkuar te Swansea.