Manchester Unitedi ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të Milanit, Krzysztof Piatek.
Marcus Rashford ka pësuar një thyerje të dyfishtë në shpinë, duke e përjashtuar atë deri në tre muaj nga aksioni në fushë.
Sipas mediumit Athletic, United tashmë e ka gjetur pasuesin e tij te Milani dhe ai është sulmuesi polak, Piatek.
Djajtë e Kuq tashmë kanë pyetur për disponueshmërinë e Pitekut dhe kanë shpresa për huazimin e yllit polak.
Piatek ishte një shënues i frytshëm për ish-klubin e tij, Genoa, por që prej asaj kohe ka luftuar të gjej lartësinë e duhur te Milani.
Me vetëm pesë gola në emrin e tij në 19 paraqitje këtë sezon, tani thuhet se Milani është i përgatitur të lejojë Piatekun të largohet nga klubi.
Megjithatë, Rossonerët po hasin në vështirësi për të bërë Pazar, pasi po kërkojnë rreth 35 milionë euro për shërbimet e tij.