Pas Bayern Munichut, edhe Manchester Unitedi është futur në garë për shërbimet mesfushorit Saul Niguez, i cili do të largohet nga skuadra e Atletico Madridit këtë verë, kanë njoftuar mediumet e huaja të dielën.
Mësohet se Unitedi tashmë ka kontaktuar Atleticon, që për ta lënë të lirë Saulin po kërkon të paktën 50 milionë euro. Saul ka kërkuar largimin nga klubi spanjoll pasi nuk është i kënaqur me minutazhën e tij këtë edicion. Saul 26-vjeçar këtë edicion ka shënuar dy gola në 29 paraqitje kurse me Atletico Madridin ka kontratë deri në vitin 2026. Reprezentuesi i Spanjës është pjesë e Atleticos prej vitit 2014.