Me ftesë të institucioneve akademike dhe zhvillimore gjermane, rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi është duke qëndruar për një vizitë disaditore në Gjermani, ku është takuar udhëheqës e akademikë të universiteteve dhe me udhëheqës të kompanive nga industri të ndryshme.
Tema bosht të këtyre takimeve ishin jetësimi i projekteve të përbashkëta në fushën e mjekësisë, teknologjisë, inovacionit, dizajnit, multimedias, etj., me ç’rast edhe i njoftoi për përparimet që ka bërë Kosova përmes UBT-së në secilën prej këtyre fushave.
Universitetet dhe kompanitë gjermane janë disa nga partnerët më të ngushtë të UBT-së, e falë bashkëpunimit, shumë anëtarë të stafit dhe studentë të UBT-së kanë pasur fatin ta njohin sistemin gjerman të punës dhe studimit.