Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, ka bërë me dije se Universiteti i Birminghamit, ku ka përfunduar studimet, ka shkruar për të arriturat e tij.
Me këtë rast, Tahiri ka thënë se suksesi nuk do të ishte i mundur pa këtë universitet.
“Jam i nderuar të njoftohem se Universiteti i Birminghamit, të cilit i kam shumë borxh për formësimin tim akademik e profesional, shkruan për arritjet të mia në qeverisje dhe angazhimet e shumta përgjatë viteve. Suksesi im personal dhe profesional, nuk do të ishte i mundur pa rrugëtimin tim në Shkollën për Qeverinë në Departamentin Ndërkombëtar të Universitetit të Birmingemit. Faleminderit për vlerësim”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.