Universiteti i Gjakovës do “vëzhgim total” mbi mediat, pa lejen e Rektorit nuk hyn asnjë gazetar

Prishtinë | 12 Dhj 2022 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Zeqir Hashani është zgjedhur ushtrues i detyrës së rektorit të Universitetit të Gjakovës, “Fehmi Agani”.

Me të marrë postin ai, në Universitet është marrë një vendim i çuditshëm.

U është ndaluar rreptësisht hyrja gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve, madje edhe brenda kampusit, pa leje paraprake të Rektoratit.

Rektorati kërkohet të jetë në dijeni për secilin event që mund të përcillet nga mediet.

Vendimi i është kumtuar përmes emailit të gjithë dekanëve të Universitetit të Gjakovës, “Fehmi Agani”.

Atë ua ka nisur Linda Dula Halilabazi, sekretare e Universitetit. Front Online e ka siguruar emailin.

Të ngjashme