Ministri i Arsimit dhe Shkencës (MASh), Ramë Likaj, është takuar me rektorin e Universitetit të Gjakovës “Fehmni Agani”, Artan Nimani, me të cilin ka biseduar rreth sfidave dhe përgatitjeve që ky universitet po bën për akreditim, raporton Ekonomia Online.
Likaj ka thënë se Universiteti i Gjakovës i ka bërë të gjitha përgatitjet për disa programe për akreditim.
“Ne biseduam sa i përket kampusit të universitetit të Gjakovës dhe problemet që janë ballafaquar deri më tani. Shpresojmë që duke punuar së bashku në mënyrë që ky universitet të jetësohet”.
“Këta kanë aplikuar në programe dhe ajo nuk është çështje e ministrisë sepse është një Këshill Shtetëror në kuadër të Agjencisë së Akreditimit dhe ju e dini që ata i kanë disa kritere”.
“Universiteti i Gjakovës do t’i përgatisë të gjitha procedurat ligjore për ta realizuar të drejtën e vet, sepse ata janë institucion i pavarur”.
Rektori i Universitetit “Fehmi Agani”, Artan Nimani, ka falënderuar ministrin Likaj për vizitën, raporton EO.
Ai tha se ministri e njoftoi që Qeveria e Kosovës e mbështet punë në infrastrukturore të universitetit të Gjakovës.
“Për ne ishte kënaqësi që ta kemi mysafir ministrin, i cili na solli edhe mesazhin që Qeveria e Kosovës mbështet punën dhe aktivitetet në zhvillimin e punës së universitetit të Gjakovës posaçërisht pjesën infrastrukturore ku ministria e Arsimit luan rol të jashtëzakonshëm për fillimin e punimeve që do të fillojnë së shpejti”.