Rektori Marian Dema ka pritur në takim homologun e tij nga Tirana Mynyr Koni dhe përfaqësues të tjerë nga Universiteti i Tiranës.
Te dy rektorët nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndrryshme, në mobilizimin e studentëve dhe profesorëve, shfrytëzimi i infrastrukturës, krijimin e organizimit te programeve studimore të përbashketa.
Rektori i Universitetit të Prishtinës Marjan Demaj, tha se kjo marrëveshje është e mirë sidomos për krijim të kuadrove dhe bashkëpunimit në programe të ndryshme.
Demaj gjithashtu ka cekur se kjo marrëveshje do të ndihmojë për ngritjen e cilësisë së arsimit të dy vendëve.
Ai shtoi se rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni ka ftuar një delegacion të Universitetit të Prishtinës për vizitë në shtator.
Ndërkaq, rektori i UT-së, Mynyr Koni tha se bashkë me Deman janë fokusuar në disa pika të rëndësishme siç janë: projektet shkencore, rritjen e bashkëpunimit etj.
“Kjo ështe vizita e parë zyrtare. Nënshkruam marrëveshje ku fiksuam disa pika: në projekte shkencore, ne bashkëpunimin mes profesorëve Prishtine-Tiranë dhe në ngritjen e projekteve te përbashkëta”, tha Koni.