Universiteti i Prishtinës dhe ai i Tiranës, të interesuar për rritjen e bashkëpunimit

Prishtinë | 30 Qer 2016 | 12:44 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rektori Marian Dema ka pritur në takim homologun e tij nga Tirana Mynyr Koni dhe përfaqësues të tjerë nga Universiteti i Tiranës.

Te dy rektorët nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndrryshme, në mobilizimin e studentëve dhe profesorëve, shfrytëzimi i infrastrukturës, krijimin e organizimit te programeve studimore të përbashketa.

Rektori i Universitetit të Prishtinës Marjan Demaj, tha se kjo marrëveshje është e mirë sidomos për krijim të kuadrove dhe bashkëpunimit në programe të ndryshme.

Demaj gjithashtu ka cekur se kjo marrëveshje do të ndihmojë për ngritjen e cilësisë së arsimit të dy vendëve.

Ai shtoi se rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni ka ftuar një delegacion të Universitetit të Prishtinës për vizitë në shtator.

Ndërkaq, rektori i UT-së, Mynyr Koni tha se bashkë me Deman janë fokusuar në disa pika të rëndësishme siç janë: projektet shkencore, rritjen e bashkëpunimit etj.

“Kjo ështe vizita e parë zyrtare. Nënshkruam marrëveshje ku fiksuam disa pika: në projekte shkencore, ne bashkëpunimin mes profesorëve Prishtine-Tiranë dhe në ngritjen e projekteve te përbashkëta”, tha Koni.

Të ngjashme