Universiteti i Prishtinës hap dyert, mundësi pranimi 5 mijë e 285 studentë të rinj për këtë vit akademik

Prishtinë | 05 Kor 2024 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se është hapur konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore “Bachelor” për vitin akademik 2024-2025.
Gjithsej 5 mijë e 285 studentë të rregullt do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik.

“Për të gjithë të interesuarit, UP-ja ofron qindra programe studimore në 14 fakultete. Ju ftojmë të bëheni pjesë e një institucioni me traditë dhe cilësi të lartë arsimore. Aplikimet janë të hapura deri më 16 korrik 2024”,thuhet në njoftim.

Të ngjashme