Universiteti në Amerikë ku kreu studimet Vjosa Osmani, i uron asaj postin e presidentes

Prishtinë | 07 Nën 2020 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Universiteti i Pitsburgut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka uruar Vjosa Osmanit marrjen e detyrës së ushtrueses së detyrës së të presidentit.

Kjo është bërë përmes një postimi në Instagram.

“Gjatë një ceremonie të veçantë betimi në Kosovë të enjten, Vjosa Osmani zyrtarisht u bë ushtruese e detyrës së Presidentit të Kosovës. Znj. Osmani është gruaja e dytë që shërben si kryetare e shtetit nga gjashtë presidentët e Kosovës së pasluftës”, thuhet në njoftimin e Universitetit.

Osmani studimet themelore i përfundoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet master dhe doktoraturën e përfundoi në Universitetin e Pitsburgut, në ShBA, ku u dallua në mesin e qindra studentëve ndërkombëtarë.

Përgjatë të gjitha fazave të studimit, ajo ishte bursiste.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme